Ndërlidhjet

Tërmet i fuqishëm e goditi Indonezinë


Njerëzit e shqetësuar pas një tërmeti të mëparshëm në Indonezi

Njerëzit e shqetësuar pas një tërmeti të mëparshëm në Indonezi

Një tërmet i fuqishëm me 6.6 shkallë të Rihterit, e ka goditur sot në mëngjes bregun lindor të Indonezisë, duke shkaktuar dëme në disa ndërtersa, por nuk ka pasur raporte për viktima në njerëz.

Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se epiqendra e tërmetit ishte afro 80 kilometra nga provinca Papua në Indonezi dhe 30 kilometra nën nivelin e oqeanit.

Banorët e qytetit Manokvan, territori i banuar më së afërti tërmetit, thanë se ka pasur dëme në ndërtesa, përfshirë edhe murin e një ndërtese qeveritare, që ishte shkatërruar.

Zyrtarët e Agjencisë meteorologjike dhe gjeofizike të Indonezisë thanë se nuk kishte nevojë për dhënien e alarmit për cunami.
XS
SM
MD
LG