Ndërlidhjet

Vizita e Gjulianit në Beograd – me kundërthënie


Rudi Gjuliani (djathtas) dhe lideri i PPS të Serbisë , Tomisllav Nikoliq, në konferencën për shtyp në Beograd
Rudi Gjuliani (djathtas) dhe lideri i PPS të Serbisë , Tomisllav Nikoliq, në konferencën për shtyp në Beograd
Ish prefekti i Nju Jorkut, Rudi Gjuliani, planifikon të bëhet këshilltar i nacionalistëve serbë, që dikur ishin aleatë të Sllobodan Millosheviqit, nëse ata fitojnë në zgjedhjet e muajit maj në Beograd.

Zoti Gjuliani tha të premten, në një konferencë të përbashkët për shtyp me zyrtarët e Partisë Progresive Serbe në Beograd, se ai dhe kompania e tij konsultuese, do t’i këshillojnë zyrtarët e kësaj partie se si të udhëhiqet Beogardi, nëse ata dalin fitues në zgjedhjet në kryeqytetin e Serbisë.

Kjo parti opozitare, që i ka akuzuar autoritetet në qytetin e Beogradit për korrupsion dhe politikë të dobët ekonomike, qartas shpreson se vizita e Gjulianit do t’i rrisë gjasët e saj në votime.

Nga ana tjetër, kjo vizitë e ka zemëruar prefektin akitual të Beogradit, Dragan Gjillas, i cili e ka kritikuar zotin Gjuliani për mbështetje që u kishte dhënë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 kundër Beogradit dhe Serbisë.

Zoti Gjillas tha se Gjuliani “nuk është person që mund të flasë për të ardhmen e Beogradit”.

Ndaj vizitës së tij ka reaguar edhe ministri i brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, duke thënë se “nuk na duhen të jashtmit për të na thënë se çka është e mirë për Serbinë”.

I pyetur për bombardimet e NATO-s në vitin 1999 lidhur me Kosovën, Rudi Gjuliani tha se kjo “kishte ndodhur para shumë kohe” dhe se “Amerika dhe Serbia duhet të jenë miq të mirë”.
XS
SM
MD
LG