Ndërlidhjet

Gjermania dhe Austria dërgojnë trupa shtesë në Kosovë


Pjesëtarët gjermanë të KFOR-it i largojnë barrikadat nga rrugët në pjesën veriore të Kosovës, vitin e kaluar
Pjesëtarët gjermanë të KFOR-it i largojnë barrikadat nga rrugët në pjesën veriore të Kosovës, vitin e kaluar
Gjermania do ta dërgoj një forcë për reagim të shpejtë prej disa qindra ushtarësh në Kosovë, për ta forcuar misionin e NATO-s atje, në periudhën e tensioneve para zgjedhjeve në Serbinë fqinje, ka thënë sot një zyrtar usahtarak gjerman.

Afro 550 ushtarë gjermanë dhe 130 trupa austriake do të vendosen në rajon më 1 maj, me kërkesë të NATO-s me qëllim që të forcohet misioni paqeruajtës KFOR në Kosovë, tha zëdhënësi i Komandës Qendrore të Gjermanisë, Hauke Bunks.

“Në vlerësimet e tyre të situatës, NATO-ja dhe Bashkimi Evropian kanë gjetur se forcat e KFOR-it në terren ndoshta nuk do të jenë të mjaftueshme që në mënyrë përkatëse të reagojnë ndaj incidenteve të mundshme në gjithë Kosovën në lidhje me zgjedhjet”, tha ushtria gjermane nëpërmjet një deklarate.
XS
SM
MD
LG