Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: MD ishte që Kodi Penal të miratohej pa nenet 37 dhe 28


Hajredin Kuçi - ministër i drejtësisë

Hajredin Kuçi - ministër i drejtësisë

Ministria e Drejtësisë e Kosovës, që e kishte sponzorizuar Projekt Kodin Penal të Kosovës, thotë se miratimi i këtij dokumenti, ku janë përfshirë edhe nenet 37 dhe 38, është vendim i Kuvendit të Kosovës.

Mëtutje, në njoftimin e kësaj ministrie, theksohet se ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi kishte kërkuar që këto dy nene të largoheshin nga Projekt Kodi Penal, por kjo nuk kishte ndodhur dhe tash, pas miratimit, Ministria e Drejtësisë (MD) nuk ka kurrfarë kompetencash.

Në këtë aspekt, MD konsideron se çdo interpretim që për këtë gjë e fajëson qeverinë apo ministrinë, është interpetim joprofesional.

Në nenin 37 parashihet përgjegjësia penale e kryeredaktorëve, botuesve, shtypësve dhe prodhuesve, ndërsa me nenin 38 parashihet mbrojtja e burimit të informacionit.

Sipas njoftimit, me largimin e këtyre dy neneve ishte pajtuar edhe Asociacioni i Gazetarëve Profesionsit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG