Ndërlidhjet

Kosovë: 11 të arrestuar për trafikim të njerëzve


Ilustrim
Ilustrim
Policia e Kosovës sot ka arrestuar 11 persona të dyshuar për trafikim me njerëz dhe krim të organizuar, ka njoftuar policia.

Procesi hetimor për këtë rast kishte filluar para dy muajsh, meqë ka pasur dyshim të bazuar se në një motel të Prishtinës zhvilloheshin aktivitete të kundërligjshme, përfshirë, trafikim njerëzish dhe krim të organizuar.

Aksioni për arrestim kishte filluar sot herët në mëngjes, ka njoftuar policia.

Ndër të arrestuarit janë 5 shtetas kosovarë dhe gjashtë shtetase të Serbisë.

Sipas policisë, gjatë procedurës htimore dhe realizimit të këtij aksioni, që emrin e koduar e kishte “Jakova”, është identifikuar edhe një viktimë potenciale e trafikimit me qenie njerëzore, e cila është shtetase e Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG