Ndërlidhjet

Rusia dhe Kina i filluan ushtrimet e përbashkëta ushtarake


Ilustrim

Ilustrim

Rusia dhe Kina sot i kanë filluar ushtrimet e përbashkëta ushtarake detare, që do të vazhdojnë deri më 27 prill.

Ushtrimet me emrin “Bashkëpunimi detar 2012”, po mbahet në Detin e Verdhë,me involvimin e më se 20 anijeve të marinës nga të dy vendet, me ç’rast stërvitet mbrojtja e përbashkët ajrore, taktika e nëndetëseve dhe operacionet e kërkim-shpëtimit.

Zëvendësshefi i shtamadhorisë së Rusisë, Leonid Sukhanov, e ka shpallur fillimin zyrtar të ushtrimeve.

Anijet e Flotës së Paqësorit të Rusisë dje kanë arritur në portin kinez Qingdao.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka theksuar se në ushtrime do të përdoret gjuha ruse.
XS
SM
MD
LG