Ndërlidhjet

Amsterdam: Nga ndeshja e trenave – 60 të lënduar


Ilustrim
Ilustrim
Raportohet se së paku 60 vetë janë lënduar dje kur dy trena të udhëtarëve janë ndeshur direkt njëri me tjetrin afër Amsterdamit në Holandë.

Zëdhënësi policor, Ed Krashevski, tha se “60 vetë janë lënduar, ndërsa ndërmjet 15 dhe 20 më rëndë”.

Pamjet e përplasjes të transmetuara në televizionin e Holandës tregonin se të dy trenat ende qëndronin në binarët e tyre dhe dukej se nuk kishte dëmtime të mëdha.

Autoritetet e transportit në Holandë thonë se po zhvillojnë hetime për këtë rast.
XS
SM
MD
LG