Ndërlidhjet

logo-print

Franca votoi për zgjedhjet presidenciale

  • RFE /RL

Nikollas Sarkozi (majtas) dhe Fransua Holland

Nikollas Sarkozi (majtas) dhe Fransua Holland

Në Francë janë mbyllur vendovotimet në zgjedhjet presidenciale, me pjesëmarrjen e 10 kandidatëve, por në të cilat, sipas hulumtimeve të opinionit para zgjedhjeve, favoritë ishin kandidati socialist, Fransua Holland, dhe presidenti aktual, Nikollas Sarkozi.

Sipas rezultateve të para të votimeve të së dielës, Fransua Holland ka fituar 28.4 për qind, Nikollas Sarkozi 25,5 për qind, ndërsa e treta, është kandidatja e së djathtës ekstreme, Marinë Lë Pen, me 20 për qind të votave.

Rrjedhimisht, sipas këtyre burimeve, meqë askush nuk ka fituar më se 50 për qind të votave, për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që mbahen më 6 maj, janë kualifikuar Fransua Holland dhe Nikollas Sarkozi.

Dalja në zgjedhje ishte solide. Raportohet se kanë votuar afro 80 për qind e 44 milionë njerëzve me të drejtë vote.(f.b.)
XS
SM
MD
LG