Ndërlidhjet

Kosovë: Shënohet Dita e Tokës


Ilustrim nga filmi Një Ditë në Tokë
Ilustrim nga filmi Një Ditë në Tokë
Me aktivitete të ndryshme në Kosovë po shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës.

Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor e Kosovës, po e shënon ketë ditë me moton "Redukto, Ripërdor dhe Riciklo.

Po ashtu kjo ministri, në hapësirat e Shtabit Qendror të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka filluar aktivitetet e mbjelljes së fidanëve.

Ndryshe, disa parti politike opozitare, e kanë kritikuar ekzekutivin kosovare se “qeveria po bën masakër me tokën bujqësore në Kosovë”.

Departamenti për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural i AAK-së, ka rikujtuar se jemi një nga vendet me më pak tokë punuese për kokë të banorit.

Mëtutje, AAK-ja thotë se sot askush nuk e di saktësisht sa është sipërfaqja reale e tokës bujqësore për kokë të banorit në Kosovë, pasi “askush nga mekanizmat ekzekutivë nuk punon në ketë drejtim”.
XS
SM
MD
LG