Ndërlidhjet

logo-print

Moskë: Besimtarët e “mbrojnë” fenë ortodokse


Tubim në mbështetje të Kishës Ortodokse Ruse

Tubim në mbështetje të Kishës Ortodokse Ruse

Mijëra besimtarë janë tubuar sot para katedralës kryesore në Rusi, pas thirrjeve të liderëve religjiozë për një ditë të lutjeve “në mbrojtje” të fesë së krishterë ortodokse.

Patriarku i Kishës Ortodokse të Rusisë, Kirill, e udhëhoqi meshën e mëngjesit në Katedralën e Krishtit Shpëtimtar në Moskë, e pastaj filloi procesioni në të cilin besimtarët bartnin ikona dhe pasuri tjetër, për të cilat autoritetet fetare thonë se “janë ndotur” nga një valë e dyshuar e sulmeve kundër Kishës.

Liderët fetarë ortodoksë thonë se veçanërisht janë të zemëruar me grupin e vajzave Pussy Riot, që në muajin shkurt e ndërpreu shërbimin në Katedralën e Krishtit Shpëtimtar me një këngë me të cilën kritikohej lidhja e Kishës me Vlladimir Putin, i cili i fitoi zgjedhjet presidenciale në muajin maj.

Kisha u ka bërë thirrje besimtarëve ortodoksë në gjithë Rusinë, që ta shënojnë ditën e sotme të lutjeve.
XS
SM
MD
LG