Ndërlidhjet

logo-print

Gazetarët protestojnë para Kuvendit të Kosovës


Ilustrim

Ilustrim

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës ka njoftuar se nesër do të protestoj në mënyrë të qetrë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në shenjë të kundërshtimit ndaj miratimit të Kodit Penal të ri të Kosovës, sipas të cilit gazetarët mbahen përgjegjës për vepra penale dhe obligohen t’i zbulojnë burimet e tyre.

Mëtutue, sipas njoftimit të AGPK-së, protestuesit do të qëndrojnë në heshtje para Kuvendit, i cili me votën e tij e ka dhunuar lirinë e shtypit.

Nëpërmjet protestës, do të kërkohet që presidentja Atifete Jahjaga, të mos e nënshkruaj Kodin Penal, përderisa ai i përmban nenet e kontestuara 37 dhe 38.

Protesta organizohet prej orën 11:15 e deri në mesditë.
XS
SM
MD
LG