Ndërlidhjet

Bahrejn: Me gjithë protestat, Formula 1 kaloi pa incidente


Pamje nga Formula 1

Pamje nga Formula 1

Gara automobilistike Formula 1 në Bahrejn sot kaloi pa incidente të mëdha, megjithë protestat që zgjatën afro një javë, e që ishin fokusuar në kërkesa për reforma politike në këtë vend.

Para garës së sotme, demonstruesit kishin provuar t’i bllokonin pistat automobilistike të Formulës 1.

Nga goditja kundër demonstruesve një person ka mbetur i vrarë, më herët këtë javë.

Të premten dhjetëra mijëra demonstrues kanë kërkuar përfundimin e goditjes së qeverisë ndaj kundërshtarëve politikë.

Vitin e kaluar gara e Formulës 1 ishte anuluar për shkak se 30 vetë ishin vrarë nga goditja kundër protestuesve në kuadër të Pranverës Arabe, që udhëhiqeshin nga shumnica shiite në Bahrejn, e cila kërkon reforma politike nga familja mbretërore sunite.
XS
SM
MD
LG