Ndërlidhjet

logo-print

SHBA, Afganistan: Finalizohet marrëveshja e partneritetit


Pjesëtarë të forcave speciale afgane gjatë një stërvitjeje në Kabul

Pjesëtarë të forcave speciale afgane gjatë një stërvitjeje në Kabul

Propozim marrëveshja e partneritetit afgano – amerikan është finalizuar sot në Kabul nga të dërguarit e të dy vendeve, ambasadori amerikan në Afganistan, Rajan Kroker, dhe këshilltari për siguri kombëtare i Afganistanit, Rangin Dadfar Spanta.

Kjo marrëveshje duhet të miratohet nga ligjvënësit në të dy shtetet, para se ajo të nënshkruhet nga të dy presidentët.

Në marrëveshje përcaktohet korniza për ndihmën e ardhshme të Shteteve të Bashkuara dhe për këshillime qeverisëse, por nuk specifikohet nëse një numër i reduktuar i ushtarëve amerikanë dhe i këshilltarëve, do të mbeten në Afganistan, pas tërheqjes së planifikuar të NATO-s në vitin 2014.
XS
SM
MD
LG