Ndërlidhjet

Francë: Përfundoi rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale


Nikollas Sarkozi (majtas) dhe Fransua Holland
Nikollas Sarkozi (majtas) dhe Fransua Holland
Në Francë para pak çastesh janë mbyllur vendovotimet në zgjedhjet presidenciale, me pjesëmarrjen e 10 kandidatëve, por në të cilat, sipas hulumtimeve të opinionit para zgjedhjeve, favoritë ishin kandidati socialist, Fransua Holland, dhe presidenti aktual, Nikollas Sarkozi.

Sipas rezultateve të para të votimeve të sotme, Fransua Holland ka fituar 28.4%, Nikollas Sarkozi 25,5%, ndërsa e treta, është kandidatja e së djathtës ekstreme, Marinë Lë Pen, me 20% të votave.

Rrjedhimisht, sipas këtyre burimeve, meqë askush nuk ka fituar më se 50% të votave, për rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që mbahen më 6 maj, janë kualifikuar Fransua Holland dhe Nikollas Sarkozi.

Dalja në zgjedhje ishte solide. Raportohet se kanë votuar afro 80% e 44 milionë njerëzve me të drejtë vote.
XS
SM
MD
LG