Ndërlidhjet

Arrestohen dhe lirohen gazetarët britanikë


Protestat që i kanë paraprirë Formula Njëshit në Bahrein.
Protestat që i kanë paraprirë Formula Njëshit në Bahrein.
Një grup i gazetarëve nga Kanali 4 i Britanisë është arrestuar për kohë të shkurtër në Bahrein.

Korrespondenti për çështje të jashtme i këtij kanali, Xhonatan Martin, ka shkruar në Twitter se ai dhe ekipi i tij janë liruar, porse “shoferi bahreinas dhe aktivisti që kanë qenë me ta, kanë mbetur në paraburgim”.

Ekipi i kanalit britanik ka qenë në Bahrein për të raportuar në lidhje me garën e Formula Njëshit, e cila është mbajtur të dielën me gjithë protestat që i kanë paraprirë.

Protestat janë udhëhequr nga shumica shiite, e cila kërkon reforma politike nga familja mbretërore sunite.

Ekipi i Kanalit 4 mësohet të jetë larguar para përfundimit të garës.
XS
SM
MD
LG