Ndërlidhjet

logo-print

Gazetarët kosovarë protestojnë


Foto arkivi

Foto arkivi

Gazetarët e Kosovës do të protestojnë sot para dyerve të Parlamentit të Kosovës, të indinjuar me miratimin e Kodit të ri Penal të Kosovës, i cili, sipas përfaqësuesve të gazetarëve, ngufat lirinë e shprehjes.

“Protesta ka për qëllim kundërshtimin e Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, me anë të të cilit gazetarët bëhen përgjegjës për vepra penale dhe obligohen që të zbulojnë burimet e tyre", thuhet në komunikatën e Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës.

Protesta do të mbahet nga ora 11:15 deri në mesditë.
XS
SM
MD
LG