Ndërlidhjet

logo-print

Opozita ruse kërkon “Marshin 1 Milionësh”


Udhëheqësi i Frontit të Majtë të opozitës ruse, Sergej Udaltsov.

Udhëheqësi i Frontit të Majtë të opozitës ruse, Sergej Udaltsov.

Udhëheqësi i Frontit të Majtë të opozitës ruse, Sergej Udaltsov, tha se opozita ka mbushur kërkesën për autoritetet e Moskës, për mbajtjen e “Marshit prej 1 milionësh” më 6 maj.

Udaltsov tha se protestuesit duan të marshojnë nga Sheshi Triumfalnaya deri tek ai Manezh dhe më pas të mbajnë një miting.

Sipas tij, organizatorët e tubimit të 6 majit janë të njëjtit njerëz që kanë organizuar protestat e mërparshme në sheshet Arbat dhe Pushkin.

Aksioni pritet të zërë vend në prag të inaugurimit të Valdimir Putinit në postin e presidentit të Rusisë.

Ky është mandati i tij i tretë, pasi në të njëjtën detyrë ka shërbyer edhe në periudhën 2000-2008.
XS
SM
MD
LG