Ndërlidhjet

Aung San Su Ki refuzon ulësen në Parlament


Aung San Su Ki

Aung San Su Ki

Parlamenti i Birmanisë është mbledhur të hënën pas zgjedhjeve të fundit, por udhëheqësja pro-demokratike, Aung San Su Ki, dhe partia e saj kanë refuzuar të marrin ulëset gjatë betimit.

Partia e Su Kisë do që fjalët e betimit të ligjvënësve “do të mbrohet Kushtetuta” të zëvendësohen me “do të respektohet Kushtetuta”, duke argumentuar se kushtetuta e tanishme është jodemokratike.

Bashkimi Evropian pritet të pezullojë sot sanksionet kundër Birmanisë, për të shpërblyer këtë vend për ndërmarrjen e reformave demokratike që nga fundi i sundimit ushtarak një vit më parë.

Presidenti Thein Sein ka thënë se ai nuk do të tërhiqet nga demokratizimi i vendit, por gjithashtu është zotuar se nuk do të mbështesë ndryshimet në betimin parlamentar.
XS
SM
MD
LG