Ndërlidhjet

Nestle blen Pfizer-in


Prodhim Nestle
Prodhim Nestle
Gjiganti zviceran i ushqimit dhe pijeve, Nestle, do të blejë kompaninë me seli në SHBA, Pfizer, me një çmim prej 11.85 miliardë dollarësh.

Në deklaratën e Nestle-së thuhet se “blerja, që duhet të miratohet nga rregullatorët qeveritarë, pritet të ngrejë pozicionin e Nestle-së në sferën e të ushqyerit global të foshnjave”.

Nestle tashmë është një ndër shitësit më të mëdhenj në botë të formulave për foshnje.

Deklarata po ashtu thotë se shitjet nga biznesi Pfizer mund të arrijnë në 2.4 miliardë dollarë gjatë 2012-ës.
XS
SM
MD
LG