Ndërlidhjet

Ministrat e BE-së diskutojnë krizat


Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë mbledhur sot në Luksemburg, për të diskutuar situatën në Birmani, Afganistan, Afrikë dhe Lindje të Mesme.

Kryediplomatët e 27 vendeve kanë nisur takimin me debatin për Birmaninë, ku më 1 prill, pas disa vjetësh të sundimit ushtarak, janë mbajtur zgjedhjet e para pjesërisht të lira.

Debati kryesor, megjithatë, ka të bëjë me situatën në Siri. Gjatë drekës së punës, shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, pritet të njoftojë ministrat për situatën në këtë vend, ku, me gjithë marrëveshjen për armëpushim, vazhdon të ketë luftime.

Sipas disa raporteve të agjencisë France Press, ministrat e BE-së do të vendosin për sanksione të reja kundër regjimit sirian.

Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna qysh në mars të vitit të kaluar. Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 9,000 persona, shumica nga ta civilë, kanë humbur jetën në më shumë se një vit trazira.
XS
SM
MD
LG