Ndërlidhjet

logo-print

Gruaja afgane e befasuar me çmimin e Time-it


Aktivistja për të drejtat e njeriut nga Kandahari i Afganistanit, Mariam Durani.

Aktivistja për të drejtat e njeriut nga Kandahari i Afganistanit, Mariam Durani.

Aktivistja për të drejtat e njeriut nga Kandahari i Afganistanit, Mariam Durani, ka shprehur habinë me zgjedhjen e saj në mesin e njerëzve me më ndikim në botë nga revista amerikane Time.

Durani, e cila javën e kaluar është përfshirë në listën prej 100 personash të Time-it, ka shfaqur shpresën në deklaratën dhënë Radios Afganistani i Lirë, se çmimi do të vërë në pah shtypjen e grave afgane.

Ajo udhëheq një radio-stacion privat në Kandahar, i cili promovon arsimimin e grave, të drejtat dhe mundësitë e barabarta.

Durani u ka mbijetuar disa përpjekjeve për ta vrarë, që dyshohet se janë bërë nga militantët talibanë.

Lista e revistës Time përfshin edhe aktivistin e opozitës ruse, Aleksej Navalni, shefen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristinë Llegardë, liderin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamnej dhe tenistin serb, Novak Gjokoviq.
XS
SM
MD
LG