Ndërlidhjet

Breivikut i vjen keq për “kalimtarët e pafajshëm”


Anders Bering Breivik
Anders Bering Breivik
Vrasësi masiv, Anders Bering Breivik, ka thënë se i vjen keq për “vrasjen e kalimtarëve të pafajshëm” nga shpërthimi i bombës në Oslo, por jo edhe për masakrën që ka kryer në kampin e Partisë Laburiste në Utoja.

Në atë që pritet të jetë dita e fundit e dëshmisë në Gjykatën e Oslos, Breivik ka thënë se të vrarët në kryeqytet kanë qenë të pafajshëm, sepse ata nuk kanë pasur lidhje politike, “ndërsa ata në Utoja kanë qenë objektiva legjitime”.

Breivik ka pranuar se ka vrarë tetë persona nga shpërthimi i bombës pranë ndërtesave qeveritare në Oslo dhe 69 të tjerë në ishullin Utoja, në korrik të vitit të kaluar.

Breivik, i cili mohon përgjegjësinë penale për gjakderdhjen, thotë se viktimat kanë tradhtuar Norvegjinë me mbështetjen për multikulturalizmin.
XS
SM
MD
LG