Ndërlidhjet

BE pezullon sanksionet ndaj Birmanisë


Pamje nga Këshilli për Punë të Jashtme i BE-së, Luksemburg, 23 prill 2012

Pamje nga Këshilli për Punë të Jashtme i BE-së, Luksemburg, 23 prill 2012

Bashkimi Evropian është pajtuar që të pezullojë sanksionet ndaj Birmanisë si shpërblim për reformat që ka ndërmarrë vendi që nga largimi i regjimit ushtarak një vit më parë.

Ministrat e Jashtëm të BE-së, në takimin në Luksemburg u pajtuan që të pezullojnë për një vit të gjitha sanksionet ndaj Birmanisë, përveç asaj për armët, që do të mbetet në fuqi.

Reformat e ndërmarra nga qeveria civile përfshijnë edhe zgjedhjet e këtij muaji, në të cilat liderja pro- demokracisë Aung San Su Ki fitoi një ulëse në parlament.

Su Ki dhe anëtarët e partisë së saj refuzuan që të marrin pjesë në seancën inauguruese të parlamentit të ri të hënën, për shkak të një kontesti në lidhje me betimin parlamentar.
XS
SM
MD
LG