Ndërlidhjet

Qeveria holandeze para kolapsit


Kryeministri holandez Mark Rut duke folur para Dhomës së Përfaqësuesve, hagë, shkurt, 2012
Kryeministri holandez Mark Rut duke folur para Dhomës së Përfaqësuesve, hagë, shkurt, 2012
Qeveria holandeze është para kolapsit, ndërsa pritet dorëheqja e kryeministrit, pasi që bisedimet e nivelit të lartë për masat shtrënguese kanë dështuar.

Kabineti holandez është mbledhur për të diskutuar se çfarë të bëhet asi që Gert Uilders dhe partia e tij e Lirisë, aleati kryesor në qeveri, janë larguar nga bisedimet, që synonin përmbushjen e rregullave të BE-së për deficitin buxhetor.

Pa Partinë e Lirisë, kryeministri Mark Rut i koalicionit të krahut të djathtë nuk e ka më shumicën në parlament.

Rut pritet që të ofrojë dorëheqjen e tij, pas përfundimit të takimit të sotëm, duke hapur kështu rrugën për zgjedhjet kombëtare që mbahen më vonë gjatë këtij viti.
XS
SM
MD
LG