Ndërlidhjet

Thyhen zyrat e Lëvizjes Fol


Pamje nga Prishtina
Pamje nga Prishtina
Lëvizja FOL, përmes një njoftimi për emdia, ka bërë të ditur se "rreth orës 8:30 janë thyer zyret e kësaj lëvizjeje nga persona të panjohur.

"Pas njoftimeve nga kompania e sigurimit, në vendin e ngjarjes kanë ardhur edhe njësitë e Policisë së Kosovës, të cila ka kryer ekspertizat e nevojshme. Në këtë rast është dëmtuar dera e hyrjes mirëpo, pas një verifikimi të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe të stafit të Lëvizjes FOL u konstatua që nuk ka pasur ndonjë vjedhje të aparaturës ose të dokumenteve në zyre", thuhet në njoftim.

"Më pas Policia e Kosovës ka hapur rastin për hetime, të cilat besojmë që do të rezultojnë me kapjen e personave, e të cilët në të njëjtin objekt është hera e dytë që tentojnë për thyerje dhe vjedhje të zyrave", ka thënë Lëvizja Fol.
XS
SM
MD
LG