Ndërlidhjet

Merkel e 'alarmuar' nga fitoret e krahut të djathtë


Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka quajtur “alarmuese” shfaqjen e fuqishme të krahut të djathtë në zgjedhjet franceze, pasi që kandidatja Marinë Le Pen mori 18 për qind në raundin e pare, njofton AFP.

"Merkel vazhdon të mbështesë presidentin në detyrë Nikolas Sarkozin si president të ardhshëm, por do të punojë ngushtë me cilindo që të fitojë në balotazhin e 6 majit”, ka thënë zëdhënësi i saj, Georg Streiter.

“Kjo shifër e lartë është alarmuese, por pres që të zbutet në raundin e tyre”, ka thënë ai në lidhje me rezultatet e Partisë Fronti Kombëtar, parti kjo anti evropiane dhe anti-emigracionit.

“Kancelarja vazhdon të mbështesë presidentin Sarkozi” ka thënë ai, duke shtuar se “ajo do të punojë shumë mirë edhe me cilindo president të zgjedhur të Francës”.
XS
SM
MD
LG