Ndërlidhjet

Turqia s'lejon Izraelin në samitin e NATO-s


Logo e samitit të NATO-s në Çikago
Logo e samitit të NATO-s në Çikago
Turqia ka refuzuar pjesëmarrjen e Izraelit në samitin e NATO-s në muajin e ardhshëm, për shkak se shteti hebre nuk ka kërkuar falje për vrasjen e aktivistëve turq në vitin 2010, në një sulm ndaj një anijeje, që po dërgonte ndihma për palestinezët.

Reuters citon një zyrtar turk të ketë thënë se “nuk do të japim pëlqimin për pjesëmarrjen e Izraelit”, kur është pyetur nëse Turqia do të bllokojë pjesëmarrjen e këtij shteti në samitin e NATO-s në Çikago më 20 dhe 21 maj.

Marrëdhëniet në mes të dy fuqive rajonale janë përkeqësuar shumë, pasi që komandot izarelite sulmuan anijen Mavi Marmara në maj të 2010, me ç’rast qenë vrarë 9 aktivistë turq.

Në shtatorin e kaluar, Turqia e ka dëbuar të dërguarin e Izraelit dhe ka ngrirë bashkëpunimin ushtarak pasi një raport i OKB-së mbi sulmin, dështoi ta detyrojë Izraelin që të kërkojë falje.
XS
SM
MD
LG