Ndërlidhjet

“Barrikadimi politik” i shoqërisë


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Me gjithë pakënaqësitë ekzistuese për gjendjen sociale, ekonomike dhe politike në vend, shoqëria kosovare nuk është e përgatitur për instalimin e mirëfilltë të dialogut demokratik, thonë sociologët dhe antropologët në Prishtinë.

Vlerësimet e tyre vijnë në kohën kur Kosova ballafaqohet me kritika në rritje që flasin për ekzistimin e një shkalle të lartë të korrupsionit, ndikimin politik mbi mekanizma të caktuar të drejtësisë, mungesë të funksionimit të pavarur të institucioneve dhe nivelin e ulët të zhvillimit ekonomik.

Sociologu Ismail Hasani i quajti ‘ad hoc’ reagimet e shoqërisë për probleme të caktuara dhe tha se me reagime të tilla nuk mund të nxiten ndryshime të thella.

Reagimi qytetar mungon për faktin se mungon një edukatë e mirëfilltë, sa i takon ndërgjegjësimit të njerëzve për problemet me të cilat shoqëria kosovare është e preokupuar - në rend të parë ato që quhen gjendje patologjike të shoqërisë kosovare, për të cilat edhe mekanizmat e ndryshëm ndërkombëtarë kanë dhënë tingullin e alarmit”, vlerësoi ai.

Përgjatë muajve të kaluar janë parë, megjithatë, disa protesta nëpër qytete të ndryshme si shenjë pakënaqësie qoftë me çështjet rreth ndryshimit të legjislacionit në vend, për lirinë e shprehjes, çështjeve fetare apo rreth zhvillimeve të tjera politike që shkaktuan madje humbje në njerëz.
Edhe ato iniciativa që janë të suksesshme, të cilat janë të bazuara në profesionalizëm, duket se ato në vend se të shpërblehen - dëmtohen.

Antropologia, Nita Luci, theksoi se nuk mund të flitet për mungesë iniciativash për ndryshime, por se këto iniciativa ngulfaten nga ndikimi i grupeve të interesit dhe nga ai i politikës.

Edhe ato iniciativa që janë të suksesshme, të cilat janë të bazuara në profesionalizëm, duket se ato në vend se të shpërblehen-dëmtohen. Dëmtohen prej interesave të ngushta”.

Ne e dimë se, për shembull, çështja e korrupsionit tek ne ka marrë trajtën e diskutimit-korrupsioni në qeveri dhe aty-këtu, por ne gjithashtu e dimë se në të njëjtën kohë ka njëfarë kontrolli shumë të madh të temave që mund të diskutohen apo të qasjeve që mund të bëhen dhe kjo e ngulfat mundësinë për të vepruar”, tha Luci.

Ajo shprehi bindjen se grupet në fjalë kanë krijuar tashmë një monopol mbi informatat dhe mjetet që shoqëria kosovare ka në dispozicion për të ndryshuar gjendjen ekzistuese në fusha të caktuara.

Ky monopolizim, sipas sociologut Hasani, “e barrikadon” qytetarin duke e detyruar atë ta marrë rolin e vrojtuesit.

Shoqëria qytetare në Kosovë është në mes të këtyre pjesëve që janë, kushtimisht them, të militarizuara të subjekteve politike dhe ata më shumë janë si vrojtues të situatave të ndryshme, se sa që reagojnë në mënyrë të ndërgjegjshme në mënyrë qytetare përmes shprehjes së pakënaqësive, përmes protestave të ndryshme që do të shënonin artikulimin e zërit të ndërgjegjes”, theksoi Hasani.

Edhe pse protesta përdoret si formë e shprehjes së pakënaqësisë, njohësit e rrethanave sociale thanë se në Kosovë mungon vetëdija për shfrytëzimin e votës si mjet ndëshimi që përdorët në shoqëritë e demokracive botërore.
XS
SM
MD
LG