Ndërlidhjet

Shkup: Ofensiva e "diskutueshme" politike


Ilustrim
Ilustrim
Analistët politikë konsiderojnë se ofensiva diplomatike e autoriteteve shtetërore për t`i hapur rrugë procesit të integrimit para samitit të NATO-s në Çikago nuk është dhe aq shpresë-dhënës, duke qenë se porosia e qendrave vendimmarrëse është që fillimisht duhet zgjidhur kontestin me Greqinë në raport me emrin e Maqedonisë.

vl"Nuk duhet pritur shumë, pos një alarmimi, një shprehjeje të një dëshire që Maqedonia të marrë ftesën për anëtarësim në NATO, në këtë samit. E vërteta qëndron në atë se politika zyrtare e Maqedonisë duhet ta dijë mirë se pa aritjen e kompromisit për çështjen e emrit me Greqinë, nuk mund të ndodhë anëtarësimi i vendit në strukturat euroatlantike”.

“Të gjitha vendet e BE dhe NATO-s, pothuajse të gjitha, janë në qëndrimin që të inkurajohet Maqedonia dhe Greqia në arritjen e një kompromisi dhe pastaj gjithçka është e hapur - sa i përket procesit të integrimit",
erëson Ismet Ramadani, kryetar i Këshillit Euroatlantik.

Ndërkaq kryetari i Këshillit të Lartë Diplomatik në kuadër të LDSM (Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë), Stevo Pendarvski, duke komentuar kërkesën e fundit të presidentit të shtetit që në samitin e radhës së NATO-s në Çikago të mirret parasysh vendimi i GJND-së, vlerëson se politika e jashtme e vendit nuk guxon të udhëhiqet mbi parime emocionale..

“Problemi është në atë se kur politika fillon të mirret me kategori emocionale, se na është bërë ose jo një e padrejtë, atëherë në fund ne nuk do kemi asnjë levërdi, pavarësisht se e drejta dhe mund të jetë në anën e Maqedonisë… politika e mençur fokusohet në zgjidhjen e problemeve”, theskon Pendarvski.

Sipas tij, për zhbllokimin e procesit të integrimit në strukturat eurotlantike nevojitet një zgjidhje konkrete e ofruar nga politikat udhëheqëse.

Ndërkaq Ismet Ramadani thotë se çelësi i zhbllokimit të procesit integrues është në dorë të politikë-bërësve, duke bërë veprime konkrete që do çonin kah zgjidhja e kontestit.

“Fundja në kohë më shumë humb Maqedonia sesa Greqia, prandaj hapin e parë duhet ta bëjë po Maqedonia”, thotë Ramadani.

Ndryshe shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki në Nju-Jork sot duhet të takohet me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun. Poposki pritet të kërkojë nga Ban Ki-Mun që të angazhohet për respektim të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

GJND, në vendimin e publikuar më 5 dhjetor 2011, lidhur me padinë e ngritur ndaj Athinës zyrtare, konstatoi se Greqia kishte shkelur nenin 11 të marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995, për shkak të bllokimit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO në samitin e Bukureshtit në vitin 2008.

Por ky vendim, për shkak të formës jo-obliguese, mbetet i papërfillshëm deri më tash.
XS
SM
MD
LG