Ndërlidhjet

Sarkozi synon votat e së djathtës ekstreme


Presidenti francez, Nikolas Sarkozi
Presidenti francez, Nikolas Sarkozi
Presidenti i Francës Nikolas Sarkozi po kërkon mbështetjen e votuesve të ekstremit të djathtë, pas humbjes nga socialisti Fransua Holland në raundin e parë presidencial.

Fronti Kombëtar i djathtë ka marrë një mbështetje rekorde. Kandidatja Marinë Lë Pen nuk ka shkuar në balotazh, por ka përfunduar e treta, me 18 për qind të votave.

Sipas rezultateve të pothuaj të gjitha votave të numëruara, Sarkozi fitoi 27.18 për qind të votave dhe do të garojë në balotazh kundër Hollandit, që udhëheq me 28.63 për qind të votave.

Sarkozi tha se duhet të adresohen shqetësimet e mbështetësve të Frontit Kombëtar.

Zyrtarët e BE-së kanë shprehur shqetësimin në lidhje me mbështetjen e fuqishme që ka marrë Fronti Kombëtar- partia e fundit populiste që po del me rezultate të mira në zgjedhjet evropiane.
XS
SM
MD
LG