Ndërlidhjet

Jep dorëheqje kryeministri holandez


Kryeministri holandez Mark Rut(djathtas) dhe ministri i Mbrojtjes, Hans Hillen (majtas), janar 2011

Kryeministri holandez Mark Rut(djathtas) dhe ministri i Mbrojtjes, Hans Hillen (majtas), janar 2011

Kryeministri holandez Mark Rut dhe kabineti i tij kanë dhënë dorëheqje pas dështimit të arritjes së marrëveshjes mbi reduktimin e buxhetit të vendit, kriter ky i kërkuar nga Bashkimi Evropian.

Shërbimi për informim i qeverisë, tha se Rut është takuar me mbretëreshën Beatriks e cila ka pranuar dorëheqjen e tij, dhe i ka kërkuar që të merret me çështjet shtetërore me qeverinë kalimtare.

Rut pritet t’i adresohet parlamentit, për të diskutuar shkurtimet buxhetore dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Dorëheqja erdhi pasi që Gert Uilders dhe partia e tij e Lirisë, aleati kryesor në qeveri, janë larguar nga bisedimet, që synonin përmbushjen e rregullave të BE-së për deficitin buxhetor.

Pa Partinë e Lirisë, kryeministri Mark Rut i koalicionit të krahut të djathtë nuk e ka më shumicën në parlament.
XS
SM
MD
LG