Ndërlidhjet

logo-print

Karzai ia ndalon hyrjen kongresistit Rohrabaher


Kongresisti amerikan Dana Rohrabaher

Kongresisti amerikan Dana Rohrabaher

Zyra e kongresistit të Dana Rohrabaher ka konfirmuar se presidenti afgan Hamid Karzai e ka detyruar atë që ta anulojë një vizitë në Kabul, duke thënë se ai nuk ishte i mirëseardhur në vend.

Rohrabaher, një republikan nga Kalifornia dhe një kritik i zëshëm Karzait, i qe bashkuar një delegacioni amerikan, i cili u takua të dielën me Abdul Rashid Dostumin dhe liderët tjerë opozitarë.

Zyra e Rohrabaherit tha se Karzai e ka kërcënuar se do t’ia ndalojë hyrjen në vend të gjithë delegacionit amerikan, po që se në aeroplanin ushtarak gjendej edhe Rohrabaher.

Zyra e Rohrabaherit tha se kërkesa e Karzait është përcjellë nga sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton dhe kongresisti ka qëndruar në Dubai, prej nga është dashur të nisej delegacioni për në Kabul.

Rohrabaher kryeson nënkomitetin e Kongresit për Çështje të Jashtme. Ai ka kërkuar që të kryhen hetime në lidhje me dyshimet për korrupsionin në qeverinë afgane.
XS
SM
MD
LG