Ndërlidhjet

logo-print

Rënie në tregjet evropiane


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Indeksi i çmimeve të aksioneve evropiane ra ndjeshëm të hënën, pasi tuburllirat e mundshme politike në Francë dhe Holandë – të kombinuara me të dhënat e varfra të ekonomisë globale – nxitën investitorët, që të sigurojnë përfitimet e fundit.

Bankat dhe burimet themelore të aksioneve ndjenë më së shumti rënien.

Europe Stoxx 50 ra gati dy për qind ka mesdita e së hënës. DAX 30 gjerman ra pothuaj tre për qind, CAC 40 e Francës ra me më shumë se dy për qind dhe FTSE në Londër ra gati dy për qind.

Monedha euro gjithashtu ra kundrejt dollarit amerikan me gjysmë pikë përqindje.

Fitorja e kandidatit socialist Fransua Hollandit në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të Francës dhe dorëheqja e qeverisë holandeze tronditën investitorët.
XS
SM
MD
LG