Ndërlidhjet

Medvedev shkarkon emisarin në Kirgizi


Presidenti rus Dimitri Medvedev
Presidenti rus Dimitri Medvedev
Presidenti rus Dimitri Medvedev të hënën shkarkoi të dërguarin e tij special në Kirgizi, Vladimir Rushailon. Nuk janë dhënë arsyet e shkarkimit të Rushalios.

Ai ishte emëruar si i dërguar i posaçëm i Kremlinit për zhvillimin e marrëdhënieve me Kirgizinë më 13 maj të 2010-ës.

Emërimi qe bërë vetëm një muaj pas protestave popullore në Bishkek, që përmbysën regjimin e presidentit Kurmanbek Bakiev dhe administrimi i vendit qe marrë përsipër nga qeveria e përkohshme e Roza Atambaevit.

Rushailo më parë ka mbajtur postet e ministrit të brendshëm të Rusisë, sekretarit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë dhe sekretarit ekzekutiv të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura.
XS
SM
MD
LG