Ndërlidhjet

logo-print

Obama shpall sanksione të reja kundër Iranit e Sirisë


Presidenti amerikan Barak Obama

Presidenti amerikan Barak Obama

Presidenti amerikan Barak Obama shpalli sanksione të reja të ashpra kundër Iranit dhe Sirisë të hënën.

Duke folur në Muzeun e Holokaustit në Uashington, Obama tha se bota nuk duhet të lejojë përsëri që urrejtja të zë rrënjë dhe të mbjellë "çmendurinë " e mizorive masive.

Obama tha para të mbijetuarve të Holokaustit dhe familjeve të tyre se "sovraniteti kombëtar kurrë nuk është një licencë për të vrarë" njerëzit.

Obama tha se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja për individët dhe subjektet në Iran dhe Siri, që përdorin teknologjinë që ka në shënjestër qytetarët dhe dëmtimin e të drejtave të tyre.

Obama njoftoi gjithashtu për dhënien e Medaljes Presidenciale të Lirisë, pas vdekjes, për ish zyrtarin polak Jan Karski, i cili ishte ndër njerëzit e parë që siguroi të dhënat e Holokaustit në botë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG