Ndërlidhjet

Përfundon gjyqi ndaj ish kryeministrit islandez


Ish kryeministri islandez Geir Harde

Ish kryeministri islandez Geir Harde

Lideri i qeverisë së Islandës, në kohën kur kolapsoi sistemi banker i vendit, është shpallur fajtor për një pikë të aktakuzës, ndërsa është liruar nga tri të tjera, si dhe nuk përballet me vuajtje dënimi, ka njoftuar një gjykatë speciale.

Gjykata tha po ashtu se shteti do të paguajë shpenzimet e gjykatës për Geir Hardes.

Harde, që ka udhëhequr qeverinë nga viti 2006 deri në vitin 2009 ka qenë lideri i parë i qeverisë në botë, që përballet me përndjekje për shkak të krizës globale bankare.

Ai ka buzëqeshur dhe ka shtrënguar duart me mbështetësit pas shpalljes së vendimit.
XS
SM
MD
LG