Ndërlidhjet

logo-print

"Grupi i Gjilanit", Nuhiu hedh poshtë akuzat


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Shemsi Nuhiu ka hedhur poshtë akuzat para Departamentit për krime të luftës të Gjykatës së Lartë të Serbisë se ka marrë pjesë në vrasjen dhe torturimin e civilëve në Gjilan në vitin 1999, si anëtar i të ashtuquajturit Grupit të Gjilanit të UÇK-së.

Në fillim të gjykimit të unifikuar kundër 17 anëtarëve të të ashtuquajturit Grupit të Gjilanit të UÇK-së, 12 nga të cilët janë në arrati, Nuhiu ka mohuar edhe se ka qenë anëtar i UÇK-së, duke argumentuar se për krimin në Gjilan, me të cilin është ngarkuar nga prokuroria serbe, ka mësuar nga gazetat dhe ka pohuar se aktakuza nuk është e saktë.

Ai është arrestuar një vit më parë në Zvicër në bazë të një fletarrestimi të Serbisë dhe në fund të muajit mars u ekstradua në Serbi.

Ai është paraqitur për herë të parë në gjykatë të hënën.

Përveç tij në paraburgim gjenden edhe tre të pandehur, njëri mbrohet në liri, ndërsa të tjerët janë të paarritshëm për autoritetet gjyqësore të Serbisë dhe janë duke u gjykuar në mungesë.

Në gjykimin e së hënës, të gjithë të akuzuarit përsëriten se procesi është i motivuar politikisht kundër tyre, duke mohuar përfshirjen në krimet që i mvishen UÇK-së.
XS
SM
MD
LG