Ndërlidhjet

Çavez: Nuk kam vdekur


Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez
Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez
Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez ka folur përmes telefonit për një televizion në Venezuelë pas thashethëmave që qarkullonin se ai ose ishte shumë i sëmurë ose kishte vdekur.

Çavez gjendet aktualisht në Kubë ku po merr trajtimin e fundit kundër kancerit.

Venezuelanët nuk kanë parë dhe dëgjuar nga presidenti i tyre për më shumë se një javë, por Çavez e thirri televizionin shtetëror VTV për të thënë se do të kthehet së shpejti në Venezuelë.

Çavez tha se do të kthehet sërish në Kubë për trajtime tjera, dhe e paralajmëroi popullin se derisa ai trajtohet nga kanceri dhe para zgjedhjeve të tetorit “duhet mësuar me thashethemat që do qarkullojnë”.
XS
SM
MD
LG