Ndërlidhjet

Rreth 130 mijë USD për maratonisten e vdekur


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Më shumë se 129 mijë dollarë janë mbledhur në kujtim të vrapueses që vdiq gjatë Maratonës së Londrës, të dielën.

Kler Skuares, një frizere 30 vjeçare nga Anglia Qendore, ishte afër finales së garës 42.2 kilometërshe, kur kolapsoi dhe vdiq afër parkut St. Xhejms në Londër.

Ajo po vraponte në emër të organizatës humanitare Samaritans.

Mijëra njerëz kanë dhënë donacione të hënën përmes uebfaqes së Skuaresit.

Analizat e vdekjes së Skuaresit priten në ditët e ardhshme. Ajo është vrapuesja e 11-të që vdes në Maratonën e Londrës, që nga fillimi i ngjarjes në vitin 1981.
XS
SM
MD
LG