Ndërlidhjet

Sondazhet: Nikolliqi epërsi ndaj Tadiqit


Boris Tadiq (djathtas) dhe Tomisllav Nikolliq(majtas) gjatë zgjehdjeve të 2008-ës
Boris Tadiq (djathtas) dhe Tomisllav Nikolliq(majtas) gjatë zgjehdjeve të 2008-ës
Partia opozitare e Tomislav Nikolliqit pritet të fitojë më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 6 majit duke mundur kështu presidentin në detyrë, Boris Tadiq, ka vënë në pah një sondazh i kryer në Serbi.

Por, as Partia Demokratike e Tadiqit dhe as kundërshtarët e tij nga Partia Përparimtare Serbe e Tomisllav Nikolliqit, sipas sondazhit të kryer nga agjencia Faktor plus, nuk do të mund të marrin shumicën, raporton AFP.

Partia e Nikolliqit, sipas tyre do të marrë 33.5 për qind të votave, ndërsa ajo e Tadiqit, 28.3 për qind.

Sondazhi është kryer në mes të 14 dhe 22 prillit dhe janë intervistuar 1084 njerëz.
XS
SM
MD
LG