Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 24 prillin në vite...

  • RFE /RL

Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese


1916 - Të hënën e Pashkëve në Dublin, Vëllazëria Republikane Irlandeze, një organizatë e fshehtë e nacionalistëve irlandezë, e udhëhequr nga Patrik Pirse, nis të ashtuquajturin "Rebelim i Pashkëve", një kryengritje e armatosur kundër sundimit britanik.

1792 - Himni kombëtar francez "Marsejeza", u kompozua nga Klod Zhozef Ruzhet de Lisle.

1800 - Kongresi miratoi një ligj për themelimin e Bibliotekës së Kongresit.

1877 – Trupat e fundit federale urdhërohen të tërhiqen nga jugu, Nju Orlinsi.

1898 - Spanja u shpalli luftë Shteteve të Bashkuara pas refuzimit të Amerikës për tërheqje nga Kuba.

1904 - Fridrih Siemens,industrialist gjerman, vdes në moshën 77-vjeçare.

1941 - Ushtria britanike fillon evakuimin nga Greqia.

1980 - Shtetet e Bashkuara patën një përpjekje të dështuar për t’i liruar pengjet amerikane në Iran - tetë ushtarakët amerikanë vdiqën.

1996 - Asambleja kryesore e Organizatës Çlirimtare të Palestinës votoi për të revokuar klauzolën në statutin e saj që bën thirrje për një luftë të armatosur për të shkatërruar Izraelin.

2005 - Papa Benedikti XVI u inaugurua si kreu i Kishës Katolike Romake në një ceremoni në Vatikan.(z.p.)
XS
SM
MD
LG