Ndërlidhjet

Projektligji “problematik” për teatrot


Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës.

Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës.

Projektligji për teatrot, të cilin e ka sponsorizuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe që i është dorëzuar për shqyrtim Kuvendit të Kosovës, është i hartuar keq dhe përmban një varg mangësish, vlerëson Lidhja Demokratike e Kosovës.

Vlerësimet e tilla ajo tashmë i ka bërë publike përmes një deklarate për media, ndërkaq Vehbi Miftari, shef i Grupit të Ekspertëve për Kulturë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, thotë se ky Projektligj për teatrot e rrezikon skajshmërisht jetën teatrore në Kosovë dhe e bën atë të pamundur në konditat e mirëfillta.
Projektligji ka mangësi të natyrave të ndryshme, duke filluar nga ato që ne i kemi trajtuar si sens jo logjik i artikulimit brenda ligjit...

“Projektligji ka mangësi të natyrave të ndryshme, duke filluar nga ato që ne i kemi trajtuar si sens jo logjik i artikulimit brenda ligjit dhe që ka të bëjë me mospërputhjet e mëdha brenda ligjit, brenda neneve ose pikave të tij".

"Pastaj, me kontrollin dhe autoritarizmin që Qeveria, përkatësisht ministria dëshiron t’i vë përmbi jetën teatrore, përmbi institucionet teatrore dhe më tutje, me mospërfilljen e rregullave ose të themi, të kushteve të funksionimit të mirëfilltë të teatrove në Kosovë”
, thotë Miftari.

Miftari shton se Grupi i Ekspertëve për Kulturë në Lidhjen Demokratike të Kosovës insiston që projektligji, i hartuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të ndryshohet dhe të zhvishet nga ndikimet politike dhe nga vendimmarrja e centralizuar politike, e cila, sipas tij, i atribuon ministrit të Kulturës përgjegjësi, që, siç tha ai, nuk do të duhej t’i kishte.

Lidhur me projektligjin për teatrot kanë reaguar edhe përfaqësuesit e komunitetit të artistëve, qoftë brenda institucioneve, qoftë jashtë tyre.

Megjithatë, ata kanë mendime të ndryshme lidhur me këtë projektligj. Burbuqe Berisha, drejtore aktuale e Teatrit Kombëtar në Prishtinë, e vlerëson si të qëndrueshëm projektligjin për teatrot, i sponsorizuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Unë mendoj se ai ligj është shumë i qëndrueshëm dhe mund të ketë shumë ndryshime të mira dhe progresive sa i përket jetës teatrore në Kosovë.
“Unë mendoj se ai ligj është shumë i qëndrueshëm dhe mund të ketë shumë ndryshime të mira dhe progresive sa i përket jetës teatrore në Kosovë. Shumëçka ndryshon nga ligji i tashëm që është, e që në njëfarë forme i shërben kësaj".

"Por, ndryshimi është këtu, sepse në qoftë se e shikoni vetëm pjesën e drejtorëve - drejtorit të përgjithshëm dhe udhëheqësit artistik - në njëfarë forme për të dy vendos Këshilli Drejtues. Më herët, për drejtorin e përgjithshëm ka vendosur ministri
”, konsideron Berisha.

Por, projektligjin për teatrot, në formën se si është hartuar, e kundërshton ish-drejtori i Teatrit Kombëtar të Prishtinës, Arian Krasniqi. Sipas tij, kundërshtimet i kanë shprehur publikisht, siç thotë ai, edhe pjesa më e madhe e komunitetit të artistëve, përmes një peticioni, të cilin e kanë nënshkruar. Ai e quan këtë projektligj të dobët dhe të dëmshëm.

“Është i dëmshëm dhe, si i tillë, duhet të kthehet prapa. Mendoj se është më i dobët se sa ligji aktual, i cili është në fuqi dhe që ka hyrë në vitin 2005, për faktin se shton kontrollin burokratik të institucionit, përkatësisht ministrit dhe ministrisë mbi institucionin e teatrit. Nuk e rregullon jetën teatrore".
Nuk e krijon as minimumin e nevojshëm ose të mjaftueshëm për një mbështetje të teatrove të pavarura...

"Përkundrazi, e shton kaosin, duke mos mbështetur institucionet teatrore të niveleve lokale".

"I zhvishen kompetencat drejtorit artistik, duke u degraduar në udhëheq artistik, gjë që lë mundësi të hapura të ndërhyhet edhe në repertor, pra, në anën artistike të teatrove. Nuk e krijon as minimumin e nevojshëm ose të mjaftueshëm për një mbështetje të teatrove të pavarura”
, shprehet Krasniqi.

Ndryshe, zyrtarët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk i kanë komentuar fare kundërshtimet, të cilat i janë bërë Projektligjit për Teatrot nga ana e Grupit të Ekspertëve për Kulturë në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe nga ana e përfaqësuesve të komunitetit të artistëve, por as mbështetjen në favor të këtij projektligji.
  • 16x9 Image

    Bekim Bislimi

    Bekim Bislimi ka lindur më 20. 03. 1968 në Vërban të Vitisë. Prej muajit dhjetor të vitit 2001 e deri më tash punon si korrespondent i Radios Evropa e Lirë, për shërbimin në gjuhën shqipe.

XS
SM
MD
LG