Ndërlidhjet

Bosnje: Kërkohen 500 milionë euro nga donatorët


Sarajeva

Sarajeva

Konferenca njëditore e donatorëve e OKB-së në Sarajevë po synon të mbledhë 500 milionë euro për të ndërtuar shtëpitë e 74 mijë njerëzve që vazhdojnë të jenë të zhvendosur që nga konflikti i viteve të ’90- ta në Bosnje.

Konferenca e së martës organizohet nga UNHCR.

Zëdhënësja Melisa Fleming tha përmes një deklarate se projekti “do të sigurojë se janë zgjedhur njerëzit e duhur, që do të marrin zgjidhje adekuate të banimit.”

Konferenca vjen dy dekada pas rrethimit të Sarajevës nga forcat serbe të Bosnjes, në prill të 1992.

Konflikti i Bosnjes ka lënë 200 mijë njerëz të vrarë dhe rreth 2.7 milionë refugjatë dhe persona të zhvendosur, duke shënuar kështu valën më të madhe të zhvendosjes në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG