Ndërlidhjet

SHBA: Zbarkimi në Durrës, s'lidhet me ngjarjet në rajon

  • RFE /RL

Ilustrim

Ilustrim

Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes një njoftimi për media, ka tërhequr vërejtjen se mediumet vendore kanë bërë raportime të gabueshme lidhur me vizitën e anijës së Flotës Ushtarake Detare amerikane në Durrës të Shqipërisë.

“Zbarkimi i anijës USS Gunston Hall do të bëhet në Durrës të Shqipërisë prej 24 deri 27 prill, për një vizitë të rregullt dhe të planifikuar të portës".

"Kjo vizitë i shërben Flotës së 6-të Amerikane, të vazhdojë përpjekjet në ndërtimin e partneritetit global bregdetar me shtetet evropiane si dhe të përmirësojë sigurinë dhe mbrojtjen bregdetare”
, thuhet në njoftim.

“Për të përgënjeshtruar keqinformimin lidhur me vizitën, Ambasada Amerikane në Prishtinë thekson se kjo vizitë s’ka lidhshmëri me kundërpërgjigje të çfarëdo ngjarjeje në rajon”.

“Është një vizitë e rregullt dhe e planifikuar. Një vizitë e tillë, ofron një vendtakim të mrekullueshëm për ndërtimin e njohurive të përbashkëta të taktikave, profesionalizmit, mirëkuptimit kulturor dhe besimit bregdetar".

"Ato nënvizojnë partneritetin tonë në rritje, i cili kërkon solucione kooperative që kontribuojnë mbrojtjes së regjionit. Për më tepër, këto vizita ndihmojnë në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve tona. Gjatë qëndrimit në port, ekuipazhi i anijës do të bëjë punë bamirësie”
, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.(a.i.)

Lexoni edhe këtë:

Shqipëri: Zbarkojnë rreth 700 trupa amerikane
XS
SM
MD
LG