Ndërlidhjet

logo-print

Viktima të reja në Siri


Pamje nga Hama, Siri, 23 prill 2012

Pamje nga Hama, Siri, 23 prill 2012

Aktivistët që mbulojnë konfliktin sirian thonë se afër 60 njerëz janë vrarë nga forcat qeveritare derisa dhuna vazhdon pavarësisht armëpushimit që thuhet se hyri në fuqi në fillim të këtij muaji.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se shumica e viktimave ishin civilë dhe vdiqën nga granatimi dhe sulmet me armë zjarrri në qytetin e Hamës.

Nuk ka pasur konfirmime zyrtare të shifrave, për shkak të kufizimeve të qeverisë ndaj gazetarëve.

Dhuna në Siri ka vazhduar me gjithë armëpushimin e arritur nën ndërmjetësimin e OKB-së dhe praninë e monitoruesve të OKB-së në Siri.

Deri më tash, OKB vlerëson se janë vrarë 9 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG