Ndërlidhjet

Pentagoni me njësi të re spiunazhi


Pentagoni
Pentagoni
Mediat amerikane raportojnë se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes po krijon një njësi të re të inteligjencës si pjesë e riorganizmit të shërbimit informativ, që ka për qëllim zgjerimin e përpjekjeve të spiunimit përtej zonave të luftës.

Një zyrtar i lartë i Pentagonit duke folur në kushte anonimiteti, iu tha gazetarëve se Shërbimi i ri Klandestin i Mbrojtjes parashihet të punojë ngushtë me CIA-n në përpjekje për të forcuar bashkëpunimin mes CIA-s dhe ushtrisë.

Plani është zhvilluar pas publikimit të studimit amerikan, i cili doli me përfundimet se ushtria duhet të fokusohet më shumë në mbledhjen e informatave në vendet jashtë zonave të luftës.

Zyrtari ka refuzuar të ofrojë detaje për shënjestrat e reja të mundshme, por mediat amerikane raportojnë, se aty mund të përfshihet Irani dhe Kina.

Plani raportohet se është miratuar në javën e kaluar nga sekretari i mbrojtjes Leon Paneta.
XS
SM
MD
LG