Ndërlidhjet

Sondazhet në Serbi: Nikolliqi epërsi ndaj Tadiqit

  • RFE /RL

Boris Tadiq dhe Tomisllav Nikolliq (Foto arkiv)

Boris Tadiq dhe Tomisllav Nikolliq (Foto arkiv)

Partia opozitare e Tomisllav Nikolliqit pritet të fitojë më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 6 majit duke mundur kështu presidentin në detyrë, Boris Tadiq, ka vënë në pah një sondazh i kryer në Serbi.

Por, as Partia Demokratike e Tadiqit dhe as kundërshtarët e tij nga Partia Përparimtare Serbe e Tomisllav Nikolliqit, sipas sondazhit të kryer nga agjencia Faktor plus, nuk do të mund të marrin shumicën, raporton AFP.

Partia e Nikolliqit, sipas tyre do të marrë 33.5 për qind të votave, ndërsa ajo e Tadiqit, 28.3 për qind.

Sondazhi është kryer në mes të 14 dhe 22 prillit dhe janë intervistuar 1084 njerëz.(a.i.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG