Ndërlidhjet

Egjipt: Ndalohet puna e tetë OJQ-ve amerikane


Polici egjiptas para hyrjes në një OJQ të paspecifikuar në Kajro

Polici egjiptas para hyrjes në një OJQ të paspecifikuar në Kajro

Autoritetet në Kajro e kanë ndaluar punën e tetë Organizatave Joqeveritare, me seli në Shtetet e Bashkuara, që veprojnë në Egjipt.

Mediat shtetërore kanë raportuar se ministria e çështjeve sociale ka njoftuar se këtyre OJQ-ve u janë refuzuar licencat për shkak të “shkeljes së sovranitetit të vendit”.

Në mesin e organizatave që u është ndaluar aktiviteti, është Qendra Karter, e themeluar nga ish presidenti amerikan, Xhimi Karter, e cila i ka monitoruar zgjedhjet parlamentare më herët kët vit, dhe pritej që do t’i monitoronte edhe zgjedhjet presidenciale muajin e ardhshëm.

Analistët thonë se ndalja e veprimit të Qendrës Karter, që përpiqet të siguroj zgjedhje të lira dhe korrekte, duke i vëzhguar votimet në gjithë botën, i shton dyshimet se a do të jenë transparente zgjedhjet presidenciale në muajin maj.

Këto janë zgjedhjet e para presidenciale, pas përmbysjes së liderit autoritar, Hosni Mubarak, nga kryengritja popullore, vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG