Ndërlidhjet

Ukrainë: Grevë urie e Julia Timoshenkos


Julia Timoshenko gjatë gjykimit në vitin 2011
Julia Timoshenko gjatë gjykimit në vitin 2011
Ish kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko, aktualisht në vuajtje të dënimit me shtatë vjet burg, e ka filluar grevën e urisë.

Avokati i saj, Serhiu Vllasenko, tha sot se zonja Timoshenko më 20 prill e ka filluar grevën e urisë.

Mëtutje, ai u tha gezetarëve në burgun Kaçaniv, ku ndodhet ish kryeministrja, se Julia Timoshenko ka marrë vrragë në trup dhe në duar pasi me forcë ishte dërguar në një klinikë në Harkov më 20 prill.

Sipas avokatit, Timoshenko është seriozisht e sëmurë dhe nuk mund të lëvizë nga shtrati i saj dhe se e ka filluar grevën e urisë për të protestuar kundër “joligjshmërisë në burg” dhe situatës në Ukrainë.

Në tetor të vitit të kaluar, Julia Timoshenko ishte dënuar me burg për keqpërdorim të pozitës, por ajo thotë se është viktimë e represionit të motivuar politikisht, nga ana e qeverisë së rivalit të saj, presidentit Viktor Janukoviq.
XS
SM
MD
LG