Ndërlidhjet

Hagë: Shtyhet procesi kundër Ratko Mlladiqit


Ratko Mlladiq në gjykatën e Hagës

Ratko Mlladiq në gjykatën e Hagës

Tribunali i Hagës për Krime të Luftës për ish Jugosllavi, e ka shtyrë fillimin e procesit kundër ish komandantit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, i akuzuar për gjenocid dhe krime të luftës.

Procesi do të filloj më 16 maj, dy ditë më vonë se sa ishte planifikuar.

Për këtë shtyrje ka njoftuar sot gjyqtari Alfons Ori.

70 vjeçari Ratko Mlladiq, akuzohet për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës kundër joserbëve, gjatë konfliktit në Bosnjë Hercegovinë, në vitet e 90-ta.

Mlladiqi i ka hedhur poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG